Paralajmërohen veteranët e UÇK-së, mund të arrestohen nëse kalojnë nëpër Serbi

Zëri qytetar

Punëtorët e Ujësjellësit “Mitrovica” në hall me pagat e tyre, menaxhmenti i ri po...

Në këtë kohë kur çmimet në vendin tonë po vazhdojnë të rriten, punëtorët e Ujësjellësit "Mitrovica", jo që nuk...

E dhimbshme: Varfëria e madhe në Mitrovicë, bën që fëmiu të shtrihet nga uria...

Një 14-vjeçar ka mbetur pa ndjenja para pak minutash në Mitrovicë. Nga fotografitë e dërguara nga një lexues në "Jepi...

Bankat torturojnë pensionistët: Që prej 4 ditësh mungojnë paratë në bankomate

Me datën 15 të muajit dalin paratë e pensioneve, rrjedhimisht shkaktohet radhe e gjatë tek bankomatet.   Mirëpo, kësaj here jo...

Skandaloze: Pas prerjes, sot po nxirren me rrënjë drunjtë shumëvjeçar për t’u liruar parkingjet

Drunjtë shumëvjeçarë në qendër të Mitrovicës ishin shkurtuar ditë më parë, por vetëm prerja e tyre nuk kishte mjaftuar. Si...

Vazhdon tmerri nëpër markete: Një domate(pa mish) po kushton 0,52 cent

Çmimet në produktet bazë po vazhdojnë të rriten nëpër marketet e Kosovës. Pavarësisht raportimeve, shteti nuk po merr masa kësaj...

Këshilli për mbrojtjen e lirive të njeriut ka paralajmëruar veteranët e luftës që nëse kalojnë nëpër Serbi mund të arrestohen.


Sipas njoftimit, KMDLNj ka thënë se Serbia jo në pak raste ka arrestuar shqiptarë që kanë kaluar nëpër Serbi, qoftë ata të Kosovës, si kalimtarë rasti apo shqiptarë nga Kosova të punësuar në shtetet perëndimore.

Duke shtuar se një numër të tyre i ka mbajtur për muaj të tërë në paraburgim kurse disa i mbanë edhe sot, me akuza të sajuara se kanë bërë krime lufte në Kosovë ndaj serbëve dhe komunitetit tjetër joshqiptar.

“Për shkak të marrëdhënieve të pavendosura midis shteteve dhe për shkak se zyra ndërlidhëse nuk ka pasur qasje në këto raste, të arrestuarit nga Kosova kanë mbetur nën mëshirën e avokatëve që iu kanë marrë shuma të mëdha parash. Republika e Kosovës, për shkak të rrethanave aktuale nuk ka mundur t’iu dalë në ndihmë të arrestuarve ndërsa ndërkombëtarët kanë mbajtur një qëndrim neutral ndaj shqiptarëve të arrestuar kurse zëshëm ka reaguar për serbët e arrestuar në Kosovë të akuzuar për krime lufte. Shqiptarëve të arrestuar në Serbi nuk mund t’iu garantohet gjykimi i drejtë, i paanshëm dhe i pandikuar politikisht dhe rrjedhimisht as mbrojtje efektive juridike”, thuhet në njoftim.

KMDLNj thotë se edhe më parë ka bërë thirrje publike që të gjithë ata, që në një mënyrë apo tjetër kanë qenë pjesë e UÇK-së, të mos kalojnë nëpër Serbi sepse mund të arrestohen. Madje, sipas tyre, në bazë të kërkesave të Serbisë në Interpol, një numër i shqiptarëve janë arrestuar në shtetet perëndimore dhe ka pasur rrezik të ekstradohen në Serbi.

Në mesin e të arrestuarve në shtetet perëndimore ka pasur udhëheqës të lartë ushtarakë të UÇK-së dhe udhëheqës të lartë politikë në Kosovë, presidenti, kryeministri, ministra etj. Serbia ka qenë shumë aktive në sajesën e akuzës për të ashtuquajturën ‘Shtëpinë e Verdhë’, duke sajuar akuza për vrasje, rrëmbim, trafikim të organeve të serbëve, romëve dhe të tjerëve që ishin dërguar në Shqipëri pas së cilës senatori Dik Marti bëri një raport e që për pasojë e kishte formimin e Dhomave të Specializuara në Hagë. Vet Dhomat e Prokurorit të Specializuar në Hagë kanë pranuar se janë furnizuar në baza të rregullta me materiale inkriminuese ndaj ish–udhëheqësve të UÇK-së e që mbahen sot në paraburgim në Hagë sikur që kishte formuar grupe të veçanta në Kosovë që blinin dëshmitarë, me shuma deri në 300,000 euro, kinse iu janë hequr organet dhe që pastaj ishin trafikuar. Për shkak të presionit të madh politik, grupi i serbëve të arrestuar në Kosovë e që dyshohej se blinin dëshmi nga serbë, romë dhe të tjerë, pas disa muajve qëndrim në paraburgim, u liruan për t’u mos gjykuar asnjëherë ndonëse kishte prova të pamohueshme në përfshirjen e tyre në këtë grup kriminal, të financuar nga Serbia”, thuhet në njoftim.

Sipas KMDLNJ-së, tash Serbia është shumë e angazhuar që të gjejë sa më shumë “prova“ dhe dëshmitarë kundër të akuzuarve dhe arrestuarve shqiptarë që janë të paraburgosur në Hagë prandaj ka intensifikuar të gjithë mekanizmat që mund t’i përdorin apo kepërdorin në Hagë.

Ky Këshill ka thënë se pjesa kryesore ku mund të sigurojnë dëshmi dhe dëshmitarë janë ish-ushtarë të UÇK-së. KMDLNj ka informata se Serbia e ka marrë komplet listën e veteranëve të luftës së ish UÇK-së në mënyrë që nëse iu ofrohet mundësia, t’i arrestojnë dhe t’i detyrojnë të japin dëshmi të rrejshme apo t’i shndërrojnë në bashkëpunëtorë.

“Ka raste kur pjesëtarë të tillë kanë qëndruar në Serbi e pastaj janë paraqitur si dëshmitarë në proceset gjyqësore në Kosovë apo janë në listën e dëshmitarëve të mbrojtur në Hagë. Për këtë arsye, KMDLNj bënë thirrje publike që të gjithë ata që kanë qenë pjesë e luftës çlirimtare apo që e kanë ndihmuar luftën, në asnjë mënyrë të mos udhëtojnë nëpër Serbi sepse lehtësisht mud të arrestohen dhe të kushtëzohen me lirim, në kundërvlerë të dhënies së informatave që i duhen Serbisë. Nuk është aspak e domosdoshme që të kalohet nëpër Serbi aq më parë që ka rrugë të tjera alternative për të udhëtuar në shtetet perëndimore. Nëse veprohet ndryshe, ka rrezik të madh të arrestohen, pa mundësi që shteti i Kosovës t’iu dalë në ndihmë për shkak të rrethanave aktuale dhe mungesës së raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Jemi dëshmitarë që Nezir Mehmetaj po mbahet në burg në bazë të akuzave të sajuara dhe përkundër dëshirës dhe vullnetit që t’i ndihmohet, është e pamundur të bëhet kjo”, thuhet në njoftim.

Të fundit

Mitrovicasi që sulmoi të riun afër palestrës “Minatori”, dërgohet në ndalim policor

Një ngatërresë në mes të dy personave përfundoi me konflikt fizik, mbrëmë, pak para mesnatës, në shëtitoren e Mitrovicës, afër palestrës sportive. Sinjali raportoi mbrëmë...

Lajme të tjera