Pak shihen, por bëjnë punë të madhe: Shërbimi i Farmacisë në Spitalin e Mitrovicës

Publikuar më:

Shërbimi i Farmacisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë funksionon në kushte moderne, ndër më të mirat në Kosovë, duke garantuar furnizim të qëndrueshëm me barna dhe material shpenzues.

Me depo të re dhe sistem të organizuar, ky shërbim furnizon 25 reparte dhe ambulanca specialistike, ndërsa menaxhimi i stokut bëhet përmes planifikimit të rregullt dhe koordinimit të ngushtë me repartet dhe SHSKUK-në.

JU REKOMANDOJMË