Pacolli paralajmëron shpërblim në rast se fiton Kosova ndaj Spanjës

Publikuar më:

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se në rast të fitores së Kosovës ndaj Spanjës, do të shpërblejë ekipin kosovar.


Këtë gjë, Pacolli thotë që do ta bëjë sipas mënyrës së tij.

“Kosova sonte shkruan histori në Sevilla. Përfaqësuesja e Spanjës sonte do të përballet me Kosovën në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”. Unë përsonalisht besoj në përfaqësuesën tonë dhe atë do ta shpërblej në mënyrën time, në rast të një fitore ndaj Spanjës. Sonte ky shtet pa dyshim do ta “njeh” kush dhe cila është Kosova”, ka shkruar Pacolli.

Kosova sot zhvillon ndeshjen e radhës kundër Spanjës në Sevilla në kuaudër të kualifikimeve për botërorin “Katar 2022”.

JU REKOMANDOJMË