Pacolli: Kishim ndërmend të punësonim 150 mijë veta, por plani ynë s’u mor parasysh

Zëri qytetar

Shembull i keq: Punojnë në Emergjencën e Mitrovicës, por këto infermiere nuk vendosin maska

Pandemia me virusin COVID po vazhdon në vendin tonë, anipse tani paraqitet situatë pak më e qetë, shkruan Jepi...

Pas incidenteve në shkolla, Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë në gjimnazin “Frang...

Në gjimnazin "Frang Bardhi" në Mitrovicë, kohëve të fundit janë shtuar problemet dhe rrahjet mes nxënësve. "Jepi zë", ka raportuar...

Tollovi dhe kaos i madh tek QKMF në Mitrovicë, vetura me targa nga Serbia...

Kaosi urbanistik në Mitrovicë po vazhdon sikur ditëve të tjera nga komunikacioni i ngulfatur. Rruga me shumë probleme në...

Mbyllja e trotuarit në Bair po ua rrezikon jetën nxënësve dhe banorëve të lagjes

Rruga pranë Gjimnazit "Frang Bardhi" në drejtim të shkollës "Musa Hoti" ka edhe pjesën e trotuarit që shfrytëzohet nga...

Skandaloze: Uji në Mitrovicë del si puding

Reshjet e shiut si duket kanë trazuar ujërat e pijshëm, pasi dukshëm janë më të ndotur. Ujë që më shumë...

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është ankuar se asnjëherë ambiciet e tij në politikë nuk u implemenentuan edhe kur ishte pjesë e qeverisjes.

Ai tha se po të ishin vu në zbatim planet e tij do të kishte punësuar 150,000 veta.

“Po të ishte krijuar ai zinxhiri i pafund dhe të krijohet mundësia që qytetari të shfrytëzojë çdo pëllëmbë të tokës. Sipas kalkulimeve tona, ne kemi mundur të krijojmë mbi 150 mijë vende të punës, sepse në atë kohë me bujqësinë s’është marrë askush. Dhe në momentin që ne e kemi proklamuar këtë mundësi, njerëzit pa e kuptuar projektin dhe idenë fillonin të thonin se këtu është një parti që po do ta bie sistemin e lindjes”.

Megjithatë, ai thotë se aty ku ka qenë partia e tij s’ka qenë e mundur të flitet për korrupsion, hajni apo keqpërdorim.

“Kam ardhur me një program preciz, shumë të kuptueshëm dhe të realizueshëm. Ka qenë edhe manifesti ynë në zgjedhjet e 2007. E kemi promovuar kudo programin tonë, por s’jam i sigurt që programi ynë u kuptua nga njerëzit. S’është kuptuar sepse do të kishte koncez të votave shumë më tepër që kemi pasë. Programi ka hasur në vesh të shurdhër për arsye se në atë kohë s’ka pasë debate ku është folur për program. Kam qenë i befasuar në atë se si ndryshon realiteti. Unë vij prej biznesit dhe hyj në një ambient krejt tjetër, në debate ku vinin në pyetje gënjeshtrat dhe thashethemet”.

Pacolli në Klan tha se u kritikua edhe duke i thënë se po dëshiron që studentët t’i bëjë bujq.

“Kemi qenë pjesë e Qeverisë, por kemi arritur të ndikojmë me aq pjesëmarrje sa kemi pasë. Të gjitha idetë tona kanë mbetur rrugëve. Në biznes kam hapur vende pune, por në politikë ka qenë diçka tjetër, sepse s’janë marrë për bazë”.

Të fundit

Adriana Matoshit i rikthehet sërish tumori në tru

9 vite pasi fitoi betejën me tumorin, Adriana Matoshi ka bërë të ditur se ai i është rikthyer prap. Postimi i plotë: Jetes pas sfidave besoj...

Lajme të tjera