OVL e UÇK-së reagon ndaj Gërvallës: E zeza Donikë ndaloni me fyerjet ndaj Ushtrisë Çlirimtare

Publikuar më:

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj deklaratave të Donikë Gërvallës, ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, duke e akuzuar atë për fyerje ndaj Ushtrisë Çlirimtare dhe pjesëtarëve të saj.

Sipas OVL-UÇK-së, Gërvalla, për herë të shtatë, ka sulmuar dhe ofenduar luftën dhe komandantët e UÇK-së.

“Donika Gërvalla – e zeza Donikë, për të saten herë është duke e fyer UÇK-në, udhëheqësit e saj dhe pjesëtarët e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare, por kësaj here e ka tepruar, madje shumë e ka tepruar, ku për qëllime elektorale (ndoshta me lejen apo edhe direktivat e shefit të vet) paska shenjëstruar komandantët, duke i quajtur të vetëshpallur, pa e logjikuar fare se; Lufta Çlirimtare, udhëheqësit e UÇK-së, gjymtyrët e invalidëve, mundi dhe sakrifica e popullit, gjaku i mbi 2500 dëshmorëve dhe me përkrahjen e ndihmën e Aleancës së NATO-s, u fitua liria dhe pavarësia e shtetit të Kosovës, të cilën liri po e gëzon ti e soji i yt që më së paku e meritoni!

Ne nuk jemi vetëshpallur, por me vetëdije të plotë i kemi dalë përball armikut, atij armiku që disa si soji i Donikës, qysh në atë kohë, keni punuar në favor të armikut, duke përpiluar e grumbulluar e fabrikuar dëshmi të rreme kundër pjesëtarëve të UÇK-së dhe më pas duke i dërguar të shefat e juaj në Serbi e duke i rregulluar mirë ligjërisht gënjeshtrat e juaja dhe më pas duke i dërguar edhe në ‘gjykatën speciale’ si dëshmi (për këtë ke pranuar në studio të hapur televizive vet ti Donika Gërvalla, apo E zeza Donikë)”, thuhet në reagim.

OVL-UÇK e akuzon Gërvallën për përdorim të luftës dhe sakrificave të popullit kosovar për qëllime elektorale dhe për përhapje të dëshmive të rreme kundër luftëtarëve të UÇK-së.

“Po ta përkujtojmë Donikë një gjë, sepse këtë nuk ta kanë treguar serbet, se: Pas Betejës titanike të Kryekomandantit Adem Jashari dhe Familjes së tij në Prekaz më 5. 6. 7 mars 1998, ishin Haradinajt ata, që më 24 mars 1998 bënë luftë të paparë kundër forcave serbe, duke e vazhduar Luftën çlirimtare me pushkën dhe zërin e tyre; ‘Ooo prite Adem Jasharin moreee heeej’. E pra, kjo është Drenica e Dukagjini që E zeza Donikë ti i ke quajtur e po vazhdon t’i quash vende të krimit!?

Ti Donikë, nuk mundesh dhe nuk është e drejtë që dështimet, veprimet antikombëtare dhe punët e këqija që i ke bërë t’i fshehësh dhe as nuk mund t’i kthesh në suksese e të arritura, sepse populli thotë: ‘sytë janë me pa’, asnjë njohje për 4 vite, asnjë vizitë të suksesshme diplomatike vetëm fryrje, demagogji, e fjalë boshe që nuk i beson njeri, sepse këto janë gjera të dukshme!

I themi Donikës dhe sojit të saj, ndaloni me fyerje e veprime keqdashëse kundër Luftës së Lavdishme Çlirimtare dhe pjesëtarëve të UÇK-së, sepse një ditë, jo të largët, vet populli do t’u pështyj surratin e do tu hedh në kosha plehrash, sepse: ‘kur mbeturinat flasin keq për njerëz, vetëm plehrat ju besojnë dhe askush tjetër’”, thuhet më tej në reagimin e OVL së UÇK-së.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.