Ora e parë mësimore në shkollat e Kosovës sot i kushtohet Epopesë së UÇK-së

Publikuar më:

Sot fillon shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkaq manifestimet në nderim të luftës çlirimtare dhe familjes Jashari do të mbahen më 5,6 dhe 7 mars.

Po ashtu, në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, sot ora e parë mësimore në gjithë Kosovën do t’i kushtohet luftës çlirimtare të familjes Jashari.

Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) shënon njërën nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës.

Kjo epope lidhet ngushtë me sakrificën heroike të Adem Jasharit dhe familjes së tij, të cilët më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 u përballën me një sulm brutal nga forcat serbe në Prekaz.

JU REKOMANDOJMË