Oborrin me plot tregtarë drogash, Mihali shfryen mllef ndaj Përparim Ramës

Publikuar më:

Teksa shpërndan akuza pa prova ndaj kundërshtarëve politikë, Mihali harron se në oborrin e saj partiak bredhin tregtar drogash dhe ajo nuk e thotë asnjë fjalë për këtë.
Dejona Mihali

“Përparim Rama, ti narkotikun si e merr? Me kontratë njëburimore apo me ofertën me çmimin më të lirë, nga tre ofertat?”.

Kjo ishte gjuha që Koordinatorja e Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, zgjodhi ta përdorë ndaj Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. Dhe kjo, vetëm se ai kritikoi Qeverinë për moslargimin e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, si pasojë e të cilit, një grua humbi jetën.

Por, teksa shpërndan akuza pa prova ndaj kundërshtarëve politikë, Mihali harron se në oborrin e saj partiak bredhin tregtar drogash dhe ajo nuk e thotë asnjë fjalë për këtë.

Kush janë narko-aktivistët e Vetëvendosjes?

Rasti i fundit kur një zyrtar i Vetëvendosjes u kap me drogë ishte 20 shkurti i këtij viti.

Kushtrim Ramadani, ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për asamblist në Prishtinë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, u arrestua nga Policia e Kosovës si i dyshuar për shpërndarje të substancave narkotike, të llojit kokainë.

Para Ramdanit, më 24 gusht 2025, ishte arrestuar Rinas Zeqiri, kandidat i Vetëvendosjes për asamblist në Komunën e Novobërdës.

Ai u arrestua gjatë një aksioni të policisë në fshatin Zhegoc të Gjilanit, ku ishte zbuluar një parcelë me 500 bimë kanabis-sativa.

Në një nga aksionet më të mëdha në Kosovë kundër trafikimit të drogës, më 3 qershor 2025, u arrestua edhe Shemsi Bahtiri, aktivist tejet i afërt me Kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, e figura të tjera të VV-së si Xhelal Sveçla e Arben Vitia.

Në krye të listës së zyrtarëve të VV-së të arrestuar për drogë, është aktivisti tejet i zëshëm i VV-së në Prishtinë, Besnik Mujeci.

Ai, në kohën kur ushtronte detyrën e asamblistit të Vetëvendosjes në kryeqytet, më 15 gusht 2023, ishte kapur nga Policia e Shqipërisë me 11 mijë doza ekstazi.

Në vend të masave, Vetëvendosja aktivistët që janë të dënuar për posedim të drogës i shpërblen, siç është rasti i Ramdan Beshirit.

Edhe pse i dënuar nga Gjykata për “posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ai u emërua drejtor i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Mitrovicë nga Faton Peci.

Pjesë e kësaj liste të gjatë është edhe aktivisti tjetër i Vetëvendosjes, Drin Zatriqi.

Ai ka pasur aktakuzë nga Prokuroria e Ferizajt për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

JU REKOMANDOJMË