Aktivisti i Partia Socialdemokrate, Nol Nushi, ka reaguar ndaj emërimit në krye të ndërmarrjes “Hidroregjioni Jugor”, duke akuzuar Lëvizja Vetëvendosje për kapje politike të institucionit.
Sipas Nushit, në krye të kësaj ndërmarrjeje është vendosur Bekim Gashi, të cilin ai e përshkruan si zyrtar financiar të Vetëvendosjes. Ai ironizon procesin e përzgjedhjes, duke thënë se kandidati në fjalë “sigurisht ka qenë më i miri, më i drejti, më i bukuri dhe më i mençuri” në konkurs.

Nushi e konsideron këtë emërim si shembull të, siç thotë ai, kapjes së ndërmarrjeve publike nga pushteti.





