Aktori tashmë i ndjerë Luran Ahmeti në një rast kishte treguar si nuk pranoi të shkonte në audicion për një rol në filmin “Behind enemy lines”.
Ai deklaronte se ishte krenar që nuk shkoi në këtë audicion.
Bëhet fjalë për vitin 1999 ku po xhirohej ky film, Ahmeti atë kohë sapo kishte mbaruar Akademinë ndërkohë në Kosovë sapo kishte përfunduar lufta.
Pasi shkoi në audicionin e parë, u përzgjedh për një audicon tjetër për rolin e tretë në film, që do mbahej në Çeki, ku do i paguheshin rruga, meditjet, 400 dollarë dita dhe katër ditë kishte punë, për rolin e snajperistit serb.
Ishte kjo e fundit që e bëri të mos shkonte.
“Nuk do të thotë që do e kihsa fituar audicionin, por nuk shkova, sepse sapo kishte mbaruar lufta në Kosovë, sapo e kisha përfunduar akademinë dhe drejt me lujt çetnikun, dhe mu lidh diçka, thash të gjithë kanë me më mbajtë mend si serb. Mendova a më duhet kjo famë nëse më mbajnë mend populli im me atë rol, edhe refuzova me shku, duke besuar në ideale dhe gjithçka që ka qenë e gjallë që nga Rilindja Kombëtare deri në përfundim të luftës. Tash këto 20 vjet e fundit nuk jamë fortë i sigurt që kam marr vendim të mirë duke e parë se çfarë po ndodh”, kishte deklaruar ai.