Një kanal i Ibër Lepencit ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në rrugën kryesore të Uglarit në Zubin Potok.
Policia konfirmoi dyshimet se incidenti ndodhi nga një eksploziv.
Jepi zë mëson se njësitet speciale janë thirrur në gjendje gatishmërie, pas shpërthimit të sotëm.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkuar në vendin e ngjarjes, i shoqëruar nga Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha dhe kryeshefi ekzekutiv, Faruk Mujka.
Sveçla e ka quajtur “akt terrorist” shpërthimin e sontëm.