Një kompani në Mitrovicë e zbret çmimin e naftës, më së liri në Kosovë

Publikuar më:

Gjatë javëve të fundit nafta kishte prekur çmime të frikshme, por prej disa ditësh ka filluar ulja e çmimit të këtij derivati në Kosovë.

Në disa pika të shitjes së derivateve, çmimi për një litër naftë, ka rënë rreth 1,65, shkruan “Jepi zë”.

Mirëpo “Broja Petrol” e cila gjendet në Shupkovc të Mitrovicës ka zbritur çmimet më së shumti në gjithë vendin.

Sipas njoftimit nga pompa e derivateve e cila është pronë e familjes Broja, çmimi i naftës është 1.59€ ndërsa benzina 1.44€.

JU REKOMANDOJMË