Ngritet aktakuzë për katër zyrtarë të Trepçës- punësuan një person pa i respektuar rregulloret

Publikuar më:

Është ngritur aktakuzë për katër zyrtarë të Trepçës.

 

Ata dyshohet se punësuan një person pa i respektuar rregulloret, shkruan Jepi zë.

Njoftimi:

Aktakuzë kundër katër zyrtarëve Ndërmarrjes TrepçaSH.A për Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Konflikt interesi

Mitrovicë, 15 prill 2024Prokuroria Themelore në MitrovicëDepartamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurve H.U., Q.B., S.I., dhe Xh.T për shkak të dyshimit të bazuar mirë për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe ndaj Xh.T, edhe për veprënpenale Konflikti i interesit”.

Të pandehurit H.U., Q.B., S.I., akuzohen se në cilësinë e personave zyrtarë në ndërmarrjen Trepça SH.A, me dashje duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare i tejkalojnë kompetencat e tyre dhe nuk i përmbushin detyrën zyrtare me qëllim që personi A.T., të përfitojë dobi, ashtu që duke mos përfillur dispozitat ligjore për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, i pandehuri H.U., në cilësinë e kryetarit të komisionit dhe të pandehurit Q.B., S.I., në cilësinë e anëtarëve të komisionit për pranimin e një punonjësi – vozitësi të menaxherit në ndërmarrjen Trepça SH.A, e përpilojnë dhe nënshkruajnë raportin për propozimin e kandidatit të vetëm A.T., për pranimin në pozitën e shoferit, edhe pse e kanë ditur se në këtë rast duhet përsëritur konkursi pasi që nuk kanë qenë tre (3) kandidatë që i plotësojnë kushtet me konkurs.

Ndërsa, i pandehuri Xh.T., në cilësinë e personit zyrtar U.D Menaxher i Ndërmarrjes Trepça SH.A, akuzohet se me dashje nuk i përfillë dispozitat ligjore, duke tejkaluar kështu kompetencat e tij dhe nuk i përmbushë detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin A.T., ashtu që konkursi për pozitën vozitës i menaxherit të Ndërmarrjes Trepça SH.A., edhe pse është dashur të jetë i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë nga data e publikimit, i njëjti konkurs ka mbetur i hapur vetëm tetë (8) ditë, e po ashtu është dashur të përsëritet konkursi pasi që nuk kanë qenë tre (3) kandidatë që i plotësojnë kriteret e parapara me konkurs.

Po ashtu, i pandehuri Xh.T., në cilësinë e personit zyrtar U.D Menaxher i Ndërmarrjes Trepça SH.A me dashje nuk i përfillë dispozitat ligjore të Ligjit për parandalimin e konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik dhe merr pjesë personalisht në çështje zyrtare në të cilën anëtari i familjes së tij ka interes financiar, ashtu që merr vendimin Nr. 809 të datës 29.03.2019 mbi pranimin në marrëdhënie pune të vëllaut të tij A.T., në kohë të pacaktuar në pozitën Vozitësnë këtë ndërmarrje.

Me këto veprime, pandehurit ka kryer veprat penale të cilat u vihen në barrë.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t`ishpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.

Me respekt,

Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH

Prokuroria Themelore Mitrovicë

 

JU REKOMANDOJMË