Qytetarja, Aulonë Memeti, e cila denoncoi kushtet e mjerueshme në Repartin e Pediatrisë në QKUK, tash po përballet me presion për shkrimin e saj.
Ajo, në një postim tjetër në Facebook, ka rrëfyer se e kanë vizituar në dhomën ku po qëndron me fëmiun e saj, duke kërkuar “t’i verifikojë ato që kishte shkruar paraprakisht”.
“Sot, rreth orës 10:30 me kanë vizituar prap, me c’rast me është thënë se ato qe kam shkruar jane te pasakta dhe me është kërkuar edhe raport lidhur me rastin (dhe atë, me gisht drejtuar duke me thene se duhet ta shkruaj deri në ora 11:00)”, ka shkruar Memeti në një postim të ri në Facebook.
Gjatë së dielës së 12 korrikut, ajo kishte publikuar fotografi nga Reparti i Pediatrisë në QKUK, në të cilën vërehen shtretër të shkatërruar e të papastër, tualete në gjendje të mjerueshme, mungesë higjiene, çarçafësh e elementeve të tjera bazike mjekësore.
Ajo kishte denoncuar edhe sjelljet e stafit aty.
Këto kushte, bien ndesh me atë që deklaronte kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ky thoshte se nën pushtetin e tij janë investuar miliona e janë modernizuar spitalet në Kosovë.





