Në Vushtrri po “lulëzon” droga: Policia arreston dy të rinj për posedim të substancave narkotike

Publikuar më:

Në orët e mbrëmjes së datës 11 gusht 2022, policia në Vushtrri, ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.

Arrestimi i personave të dyshuar është realizuar në rrugën “Marin Barleti” në Vushtrri, në kohën kur zyrtarët policor kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar te personat e dyshuar është gjetur një qese e vogël me substancës narkotike dhe një mulli për bluarjen e substancës narkotike.

Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy të dyshuar, F. Z., 29 vjeçar dhe M .A., 22 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

JU REKOMANDOJMË