Ndërmarrja Trepça hap vend të ri pune

Publikuar më:

Gjiganti metalurgji Trepça, që prej kohësh është në probleme të mëdha financiare, bëhet lajm zakonisht për mospagesë të minatorëve dhe punonjësve të kompanisë.

Por sot ndërmarrja ka lëshuar njoftim për një pozitë pune, shkruan Jepi zë.

Trepça kërkon një drejtor të shitjes në ndërmarrje. Paga është 900 euro bruto, ndërsa të interesuarit mund të aplikojnë nga nesër, më 15 qershor deri më 29 qershor.

Këto janë specifikat për ata që duan të aplikojnë:

Pozita: Drejtor i shitjes i ndërmarrjes Trepça Sh.A
Koeficienti/Paga: 900€ bruto
Nr. i kërkuar: 1
Kohëzgjatja e emërimit: e pacaktuar
Afati për aplikim: 15/06/2024 – 29/06/2024
Institucioni: Ndërmarrja “Trepça Sh.A.”
Departamenti: Zyra e Shitjes
Vendi i punës: Mitrovicë

JU REKOMANDOJMË