Mustafa për çmimet: “Mos u nal Albin, bone 3 euro litrën”

Publikuar më:

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar me ironi ndaj vendosjes së çmimeve tavan dhe situatës me rritjen e çmimeve të derivateve.

Ai ka deklaruar se, ndonëse qytetarët përballen me kosto më të larta, mbështetja për qeverinë po vazhdon. “Urime çmimet tavan. Mirë tha Albini: ‘Unë s’po ua uli tatimet, ata po më votojnë më shumë’”, ka shkruar Mustafa.

Në reagimin e tij, ai ka ironizuar më tej duke shtuar: “Mos u nal Albin, bone 3 euro litrën, ata t’votojnë hala ma shumë!”, duke kritikuar politikat ekonomike dhe ndikimin e tyre te qytetarët.

JU REKOMANDOJMË