Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi i është kundërpërgjigjur ashpër një tifozi i cili e kishte akuzuar sulmuesin kosovar se ia kishte treguar taktikat e Fodës kombëtares turke.
Në një intervistë për KlanKosova, tifozi dardan e kishte cilësuar futbollistin kosovar si gjysmë-turk.
Ylli i Mallorcas nuk i ka kursyer fjalët ndaj tij, duke e vlerësuar si një njeri me probleme mentale.
“Marre të qoftë. Me mendu qe një lojtar i Kombëtares në një lojë vendimtare për shtetin e vet e shet lojën vetëm pse është i lindur në Prizren dhe flet turqisht, duhet të ketë probleme mentale ose të jetë një njeri pa gjak, pa ndjenja dhe pa respekt për një lojtar që ka dhënë gjithçka për Kombëtaren e Kosovës”, shkroi ndër të tjera golashënuesi më i mirë i Kosovës.








