Mjekja kosovare që shkoi në Gjermani për të punuar, u bë nga më të suksesshmet atje

Publikuar më:

Vitet e mundimshme larg atdheut, kujtime akoma të freskëta për mjekën shqiptare. Mjekja shqiptare kujton me emocion periudhën e migrimit drejt Gjermanisë.

Ëndrra e saj u bë një realitet i bukur, sot Aurora Dollenberg është njëra ndër mjeket shqiptare më të suksesshme në Gjermani.

Ajo rrugën drejt mërgimit e mori, në vitin 2011 pasiqë diplomoj në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, si mjeke e përgjithshme” Doktoresha Dollenberg trajton mjekësinë e përgjithshme, dhe mjekësinë e urgjencës ku ndihmon në shpëtimin e pacientëve me rrezik aksidental jetik, ndërsa si psikoterapiste kujdeset për gjendjen dhe shëndetin mendor të pacientëve.

Sot ajo drejton dy ordinanca private, atë të pergjithshmë “Hausartzpraxis Dollenberg” në qytetin Wolfenbüttel, si dhe degën tjetër të ordinancës në periferi me saktësisht në qytetin Schladen, që të dyja në Gjermani, në Republikën Niedersachsen.

Rrugëtimi i saj ishte mjaft kompleks por sot ajo ka pas vetes një karrierë të ndritur, më të cilën sot krenohet jo vetëm familja e saj por të gjithë Shqiptarët.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë: https://m.youtube.com/watch?v=0bFazwRO8Qk

Rrëfim Suksesi” është një emision javor, në të cilin shpalosen rrëfimet frymëzuese të mërgimtarëve prej momentit kur janë larguar nga vendlindja e deri më sot. Çdo të diel duke filluar nga ora 18:20, në Kana10

JU REKOMANDOJMË