Mitrovicasja fiton medalje në Kampionatin Evropian, Driton Kuka tregon historinë e dhimbshme të saj

Publikuar më:

Trajneri i famshëm i Xhudos, Driton Kuka, ka thurur fjalë të mëdha për mitrovicasen Laura Fazliu, e cila arriti sot të marrë medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian.

Kuka ka treguar se rasti i Laurës që vjen nga Mitrovica është i vecantë, pasi ajo ishte ndarë nga familja dhe kishte shkuar në Pejë për të ushtruar, duke sakrifikuar kështu për sukses.

Mirëpo, sic thotë edhe Kuka, sakrifica ia ka vlejtur pasi sukseset vetëm sa kanë nisur.

Sidoqoftë, vëllai i xhudistes nga Mitrovica ka pasur kritika. Ai thotë se si Komuna por edhe mediat, përfshirë këtu edhe “Jepi zë”, e kanë lënë pa vemëndjen e duhur xhudisten e re.

“Jepi zë” kërkon ndjesë për këtë gjë, dhe iu shpreh gatishmërinë për ta përcjellur aktivitetin e xhudistes që bëri krenarë të gjithë mitrovicasit.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Driton Kukës:

Përshendetje nga medalistet e Kampionatit Evropian për U21!
Flaka 57 kg
Laura 63 kg
E veçanta për Lauren është që si 15 vjeçare u nda nga familja e saj nga qyteti i lindjes në Mitrovicë.
Atje filloj me xhudo në klubin “Trepça” me trener Remzi Begun një njeri i madh i Sportit të xhudos me të cilin kemi bashkëpunim të shkelqyeshem!
Prej atëher Laura jeton në lagjen teme dhe punon e ushtron me ekipin tim dhe pothuajse është rritur me ne!
Jam i gëzuar për Lauren sepse sakrifica e saj për tu nda nga familja në kërkim të suksesit po i shpaguhet,me këtë medalje ajo tregoj që ka potencial të madh edhe për medalje Elitare për të rritur!
Kosova mbi të gjitha …

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.