Mitrovicasi tmerrohet, e gjuajnë me armë zjarri derisa po lëvizte me veturë

Publikuar më:

Mbrëmë, rreth orës 21:00, në rrugën për te Kampi Danez në Mitrovicë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Sinjali mëson se disa persona dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një veturë e cila ishte në lëvizje.

Në veturën që u qëllua nga të dyshuarit, ndodhej viktima, i cili u shqetësua jashtëzakonisht shumë, pasi dëgjoi të shtënat me armë.

Shoferi i veturës ka vendosur ta denoncojë rastin në Polici, me shpresën se të dyshuarit do të kapen sa me shpejtë dhe të zbulohet se cili është motivi i rastit.

Sipas burimeve te Sinjalit, viktima ka deklaruar se nuk ka ndonjë problem me dikë, qe mund t’i shkaktonte një rrezik kaq të madh për jetën, siç është gjuajtja me armë në drejtim të tij.

Njësia e Hetimeve ka marrë deklaratën e ankuesit i cili e ka përshkruar momentin kur ndodhi ngjarja dhe u përball me të shtënat, ndërsa me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti si “kanosje”.

Sinjali mëson se nga te shtënat ne armë, dëme ka pësuar vetura me te cilën po lëvizte viktima, duke u dëmtuar për shkak të predhave.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.