Mitrovicasi shkon pas mesnate në kafene me muzikë live në Vushtrri, ankohet për çmimet e shtrenjta: Tri pije pagova 21 euro

Publikuar më:

Lokalet e natës me muzikë live vazhdojnë të frekuentohen shumë nga një pjesë e qytetarëve.

Një numër i konsiderueshëm i këtyre kafeneve funksionojnë edhe në Mitrovicë e Vushtrri, shkruan Jepi zë.

Këto lokale, të njohura ndryshe si “kafe të rakisë dhe muzikës,” zakonisht hapen pas mesnate.

Një qytetar që mbrëmë kishte vendosur ta vizitonte një nga këto lokale në hyrje të Vushtrrisë u befasua nga çmimi e lartë të pijeve, pasi për tri pije pagoi 21 euro.

Përveç muzikës live, në këto lokale ka edhe vallëzime, çka bën që qytetarët të argëtohen, por gjithashtu të paguajnë shuma të larta.

Duket se në çmimi e pijeve përfshihet edhe muzika live por edhe argëtinj apo bashkangjitja në vallëzime.

 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.