Lokalet e natës me muzikë live vazhdojnë të frekuentohen shumë nga një pjesë e qytetarëve.
Një numër i konsiderueshëm i këtyre kafeneve funksionojnë edhe në Mitrovicë e Vushtrri, shkruan Jepi zë.
Këto lokale, të njohura ndryshe si “kafe të rakisë dhe muzikës,” zakonisht hapen pas mesnate.
Një qytetar që mbrëmë kishte vendosur ta vizitonte një nga këto lokale në hyrje të Vushtrrisë u befasua nga çmimi e lartë të pijeve, pasi për tri pije pagoi 21 euro.
Përveç muzikës live, në këto lokale ka edhe vallëzime, çka bën që qytetarët të argëtohen, por gjithashtu të paguajnë shuma të larta.
Duket se në çmimi e pijeve përfshihet edhe muzika live por edhe argëtinj apo bashkangjitja në vallëzime.