Reperi Mc Kresha, si i ftuar në një emision televiziv ka folur për planet e së ardhmes për karrierën dhe familjen.
Kresha u shpreh se do dëshironte të kishte një fëmijë të tretë.
“Me qejf e kam, por nuk varet vetëm nga unë. Unë si artist nuk do doja që fëmijët të merreshin me muzikë. Por arti nuk është profesion, është talent. Vajza ime që në moshën 2-vjeçare pikturon, ka edhe prirje për të kënduar. Dua që me kalimin e kohës, të jetë ajo e zonja dhe të vendosë çfarë të dojë në jetë”.
Këngëtari pohoi më tej se ka këngëtarë me të cilën nuk pranonte bashkëpunim, por nuk dha emra.
“Ne nuk bëjmë këngë për sezon. Ne bëjmë albume. Me Lyrical Son ne bëjmë album, kemi 11. Ne kemi pasionin dhe nga pasioni del profesioni. Me kë nuk do të bashkëpunojë? Nuk e them, nga respekti se nuk dua t’ia lëndoj kujt ndjenjat, por e dinë shumë mirë ata”.