Mitrovicasi Arbnor Muja transferohet tek Antwerp

Publikuar më:

Drita ka treguar paraqitje fantastike në garat evropiane, por që është eliminuar në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

Gjilanasit u përballen me Antwerpin, ku ndeshja e parë në Belgjikë përfundoi baras 0-0 ndërsa në Prishtinë, klubi belg triumfoi me rezultat 0-2.

Njëri nga lojtarët më të mirë të Dritës padyshim që ishte Arbnor Muja.

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se Drita dhe Antwerp kanë arritur marrëveshje që ylli mitrovicas të transferohet te gjiganti belg.

Marrëveshja mes palëve është arritur, derisa Gazeta Olle do të ju njoftoj më vonë për detajet.

JU REKOMANDOJMË