Mitrovica si Kolumbia: Përveç Shupkovcit, Policia gjeti drogë edhe në një shtëpi në Zhabar

Publikuar më:

Policisë së Kosovës i ka dalur punë gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë, pasi kanë kryer disa bastisje në vende të dyshuara për drogë.


“Jepi zë” mëson se cak i bastisjes së njësitit kundër drogave ka qenë edhe një shtëpi në Zhabar.

Aty është bastisur një shtëpi, pasi dyshohet se një person me iniciale A.K kishte kultivuar substance të ndaluara me ligj.

Gazeta mëson se bastisja në shtëpinë e dyshuar u bë me urdhër të Gjykatës.

Sidoqoftë, gjatë ditës së djeshme u kry edhe një bastisje nga ky njësit. Cak ishte një shtëpi në fshatin Shupkovc, ku u gjetën bimë kanabisi si dhe makineri për grirjen e marihuanës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.