Mitrovica po mbushet beton: Përveç tek Liqeni, me 28 banesa të larta do të mbushet edhe zona industriale

Publikuar më:

Qyteti i Mitrovicë po vazhdon të betonizohet me objekte të larta, dhe po humb gjelbërimin e pakët që kishte.


Përveç gjelbërimin, banesat po zhdukin edhe zonën Industriale të destinuara për bizneset, ani pse Mitrovica konsiderohet si vend me nevojë urgjente për investime, shkruan “Jepi zë”.

Një lagje që u raportua se po nis së ndërtuari afër hekurudhës në Mitrovicë, e zhbën gati totalisht këtë zonë industrial, duke bërë që zona ta humb edhe funskionin për çka ishte hapur.

Betonizimin e kësaj pjese, siç u raportua, do ta bëjë një kompani nga Vushtrria e cila planifikon të ndërtojë 28 ndërtesa.

Ani pse kjo pjesë nuk konsiderohet e favorshme për jetesë, ky inverstitor ka vendosur të fillojë ndërtimin e këtyre 28 ndërtesave të larta, me qëllim që të josh sadopak qytetarët të jetojnë në këtë pjesë periferike të qytetit.

Zona ku planifikohet të ndërtohet, përveç që është zonë industriale, ka afër lumin Sitnica që shpesh del nga shtrati dhe vërshon atë pjesë të qytetit.

Sidoqoftë, se Mitrovica po mbushet me banesa në këta muaj, konfirmohet edhe me planet për ta mbushur banesa hapësirën tek Liqeni Akumulues.

JU REKOMANDOJMË