Mitrovica e tronditur, Skender Hajdari ishte një prej luftëtarëve më trima të Shalës

Publikuar më:

Nënkoloneli i FSK-së nga Mitrovica, Skënder Hajdari, ka vdekur para pak minutash në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pak kohë pasi u soll me plagë në kokë.


Policia e Kosovës e kanë konfirmuar se kishin gjetur personin me plagë në fshatin Zjaqë, i cili u dërgua menjëherë në spital, shkruan Jepi zë.

“Fillimisht është raportuar si i vetëplagosur. Policia kanë shkuar në fshatin Zjaqë, e kanë sjellur në Mitrovicë e më pas në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi Avni Zahiti për Jepi zë.

Mirëpo, nga brenda QKUK-së i kanë thënë gazetës së nënkoloneli ka vdekur pak minuta pasi u dërgua në spital. Ai nuk u mbijetoi plagëve të vetëshkaktuara.

Siç mësohet, Hajdari u gjet në fshatin e tij të lindjes pasi ishte konsideruar i zhdukur nga dje. Pranë tij është gjetur një armë për të cilën rezulton se kishte leje.

E Hajdari njihej si luftëtar i madh i Zonës Operative të Shalës së Bajgorës, ku kishte mbajtur veshur uniformën e UÇK-së për shumë kohë.

Skenderi kujtohej si një prej luftëtarëve më të zot të kësaj zone, për çka respektohej shumë nga qytetarët e Mitrovicës me rrethinë.

JU REKOMANDOJMË