Në Kuvendin Emergjent Zgjedhor të mbajtur sonte, kuvendarēt kanē zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e re të KH Trepça.
Kryetari i klubit me shumicë votash u zgjodh Bujar Istrefi, ndërsa nënkryetar Luan Buqinca, punëtor shumëvjecar i klubit.
Kryetari i sapozgjedhur, Bujar Istrefi, ka premtuar kushte më të mira dhe një organizim më të mirë në klub.
Ai ka thënë se synimi për këtë vit është mbetja në Superligë dhe nëse jepet mundësia do të luftojnē për daljen në arenën ndërkombëtare.