Qeveria e Kosovës miratoi projektligjin për sigurimin detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, një iniciativë të cilën Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e përshkroi si hap kyç për të ardhmen e sistemit shëndetësor.
Ligji krijon Fondin e Sigurimit Detyrues Shëndetësor, garanton mbulim universal për të gjithë qytetarët dhe synon të përmirësojë cilësinë e shërbimeve, si dhe të reduktojë varfërinë dhe pabarazinë në aksesin shëndetësor.
“Projektligji për sigurimin detyrues shëndetësor është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e shëndetësisë, duke garantuar qasje universale dhe përmirësim të cilësisë së shërbimeve,” tha ministri Arben Vitia.






