Miliona euro të shpenzuara por konvikti dhe menza e Universitetit të Mitrovicës pa shfrytëzim – s’ka studenta

Publikuar më:

Numri i studentëve në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” po shkon duke u zvogëluar, sikur në shumicën e universiteteve të tjera në Kosovë.

Kampusi universitar në Mitrovicë është tejet i madh dhe i panevojshëm për numrin aktual të studentëve dhe fakulteteve që funksionojnë, shkruan Jepi zë.

Në hapësirën e këtij universiteti kanë përfunduar menza me.kapacidete 500 studentë dhe konvikti me 250 banorë

Konvikti posedon numër të madh të dhomave ndërsa menza përbehet me infrastrukturë dhe paisje moderne por vazhdon të jetë i mbyllur edhe pas përurimit.

Duke e ditur që në Universitetin e Mitrovicës, shumica e studentëve janë nga Mitrovica, Vushtrria dhe Skënderaj, numri i studentëve që do t’i shfrytëzoin menzën dhe konviktin do të ishte tejet i vogël, pasi ata do të vazhdojnë të udhëtojnë për shkak të largësisë së vogël dhe kostos më të lirë, shkruan Jepi zë.

Duke e parë këtë situatë, kanë filluar të dalin propozime që konvikti dhe menza të ridestinohen për institucione shëndetësore apo si shtëpi e të moshuarëve për rajonin e Mitrovicës.

Ndryshe ky kampus ka marrë në posedin 17 hektarë, kurse shumica e hapësirës ka mbetur pa u shfrytëzuar.

JU REKOMANDOJMË