Sonte Trepça përballet me Bashkimin në finalen e Kupës së Kosovës, shkruan “Jepi zë”.
Duke startuar nga ora 18:00 direkt në Art Sport 1 dhe Klan Kosova me komentimin e Agon Fehmiut, finalja e madhe e turneut mes Trepçës dhe Bashkimit, dy skuadrave që kanë befasuar dhe mposhtur kundërshtarët në çerek dhe gjysmëfinale.
Trepça futet në ndeshje si favorite, por Bashkimi deri më tani ka eliminuar dy favoritë të tjerë andaj edhe i ka shancet e saj në këtë duel të vështirë.
Duhet theksuar se para 10 vitesh, ishte zhvilluar ndeshja e njëjtë, ku Trepça e mposhti Bashkimin.