Mërgimtari nga Vushtrria i çon selam Valon Sylës: “Mos bo shumë blla blla blla…”

Publikuar më:

Të shumtë janë mërgimtarët të cilat para kamerës nuk hezitojnë ta komentojnë deklaratën e Valon Sylës kohë më parë që bëri bujë të madhe.

Kësaj radhe, një nga bashkatdhetarët tanë që ka ardhur për pushime në Vushtrri, pati një selam për Sylën. Madje, ai tha se Syla nuk është shqiptar.

Mërgimtari i ka çuar mesazh Valon Sylës duke i thënë “Mos bo shumë blla blla blla…”

Tashmë është e njohur edhe nofka që u ka dhënë mërgimtarëve Valon Syla, duke i quajtur “Gërrnaça”.

Kjo shprehje e tij kishte shkaktuar një nervozizëm tek bashkëatdhetarët tanë, por edhe tek qytetarët terë kishin kundërshtuar Sylen.

Vetë analisti Valon Syla, kishte thënë se këtë epitet u kishte dhënë pasi shumë nga mërgimtarët vetëm votojnë por nuk jejtojnë në Kosovë, ka të tjerë vijnë vetëm t’i rregullojnë dhëmbët, apo edhe ta mbushin shishen me aklla e redbulla.

Situata ishte bërë edhe më serioze kur një qytetar nga Zvicra kishte sulmuar Sylen, në mes të qytetit të Prishtinës, dhe i cili pastaj ishte penduar.

JU REKOMANDOJMË