Mbyllen diskotekat dhe shkurtohet orari i kafeneve, Qeveria me vendime të ashpra

Publikuar më:

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar krerët e institucioneve shëndetësore dhe personat e angazhuar në mbikëqyrjen dhe zbatimin e masave anti-COVID, me të cilët ka diskutuar rreth masave të reja anti-COVID.

Në takimin e ministrit Vita me hisedarët në zbatimin e masave kundër COVID-19, është diskutuar që të ketë ndryshim të masave anti-COVID, për shkak të rritjes së rasteve pozitive.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka deklaruar për Express se nga data 20 gusht, deri më 1 shtator, orari i gastronomisë do të jetë deri në orën 22:30 apo eventualisht deri në orën 23:00.

“Nga data 20 deri më 1 shtator orari i gastronomisë do të jetë deri në 22:30 ose deri në orën 23:00. Sallat e dasmave, hotelet, restorantet, qendrat tregtare dhe restorantet brenda tyre po ashtu. Maksimumi i personave të lejuar në dasma do të jetë 150”, ka deklaruar Sogojeva.

Sogojeva tha se nga data 20 gusht, klubet e natës do të mbyllen, derisa tha se nuk është ëprmendur kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

“Klubet e natës mbyllen nga data 20. Kufizim të lëvizjes nuk është përmendur.  Ne si Odë duke e parë gjendjen, u pajtuam me këto masa deri më 1 shtator”, ka deklaruar Sogojeva.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.