Mbi gjysma e votave u numëruan, VV-ja po i shkel të gjithë në Mitrovicë – ka 63%

Publikuar më:

Lëvizja Vetëvendosje është duke fituar bindshëm edhe në komunën e Mitrovicës.


Partia e Albin Kurtit po i shkel të gjitha partitë në këtë komunë deri tani kur janë numëruar saktësisht 57.89% të votave, pasi prin me 62.51%.

Pas saj renditet PDK-ja me 25.24%, kurse LDK-ja po pëson debakël pasi ka deri tani vetëm 6.90% të votave.

Kujtojmë se kjo komunë drejtohet nga Agim Bahtiri qe dy mandate. Ky i fundit tani është pjesë e Vetëvendosjes, pasi më parë ishte pjesë e AKR-së.

JU REKOMANDOJMË