Klubi i Futsallit “Albaniku” është i vetmi ekip shqiptar nga veriu. Megjithatë, për Omni Sportin kjo nuk ka rëndësi.
Ata kanë bllokuar stërvitjet e klubit, ani pse ishin dakorduar edhe për banesë.
Kryesia e klubit po ia lë fajin një personi me emrin Adnan Haxha.
Kjo është komunikata e plotë e klubit:
E DHIMBSHME:
Klubi i Futsallit “Albaniku” nga fshati Cerajë, Leposaviq, që nga viti 2016 është duke marë pjesë në gara zyrtare të organizuara nga Federata e Futbollit të Kosovës, dhe është klubi i vetëm nga veriu i Kosovës i regjistruar zyrtarisht me numër fiskal 601716452 dhe numër të regjistrit 511478-7.
Përderisa klubet paralele në veri të Kosovës zhvillojnë aktivitete të ndryshme sportive në kuadrër të ombrtellës së sporteve të Serbisë, FC Albaniku ka hasur në vështirësi pasi që ka filluar ti mbyllen dyert.
Ditë më parë “Albaniku” ka filluar fazën e pregaditjeve për sezonin e ri të kampionatit të Kosovës në Futsall, mirëpo tani ka hasur në vështirësi pasi që iu janë mbyllur dyert e palestrës “Omni Sport” në Mitrovicë për ushtrime.
Vendimi për moslejimin e Albanikut për të ushtruar në këtë palestër është marrë nga një i ashtuquajtur Ushtrues Drejtori i kësaj qendreje i quajtur Adnan Haxha, i cili në momentet e fundit ka anuluar termimin e FC Albanikut, edhe pse ky termin ka qenë i caktuar të jetë me pagesë prej 15 Euro.
Një vendim i tillë ka irrituar mjaft shumë stafin dhe lojtarët e klubit, të cilët edhe ashtu në kushte të rënda ekonomike (pa kurfarë mbështetje) tani pengohen edhe për të ushtruar vetëm pse janë klub i veriut të Kosovës.
Me datë 14 Shtator kryesia e Albanikut do të ketë një prononcim para mediave rreth situatës së krijuar, dhe lehtë mund të jetë që të merret edhe vendimi më i rëndë: Shuartja e aktiviteteve të Albanikut.
Stafi i FC Albaniku, Cerajë, Leposaviq.