Federata Botërore e Xhudos ka publikuar një listë për më të mirët në këtë sport, për vitin 2021.
Në mesin e të nominuarve janë Driton Kuka dhe Distria Krasniqi.
Xhudistja nga Kosova është në mesin e pesë garuseve më të mira në botë.
Ndërsa, selektori i Përfaqësues së Kosovës në xhudo është në mesin e pesë trajnerëve më të mirë në botë.
Votimi do të jetë i hapur deri më datë dhjetë dhjetor (2021).
Linku ku mund të votoni e gjeni KËTU.