Lajm i mirë: Që kur e diela u bë ditë pune në Mitrovicë, mbi 100 persona rifituan vendin e punës

Publikuar më:

Pandemia ka gjunjëzuar bizneset kosovare, e më të prekurat janë ato të Mitrovicës, qytetit më të varfër në Kosovë.


E si të mos mjaftonte kjo, bizneset mitrovicase përballeshin me një ditë më pak të punës, prej se e diela u bë pushim, shkruan “Jepi zë”.

Heqja e të dielës, ditës kur qarkullimi ishte thuajse sa tri ditë të javës, goditi rëndë bizneset. Siç ishte raportuar edhe më herët, u desh të largoheshin dhjetëra punëtorë nga puna.

Mirëpo, ka disa javë që e diela është bërë normale në qytetin e Mitrovicës, dhe banorët e kësaj zone mund t’i lënë paratë brenda qytetit.

Disa punëtorë i kanë thënë dje gazetës se kanë fituar vendin e punës që e kishin humbur kohë më parë. Ata thonë se, kur u ftuan në punë, pronarët u thanë se iu nevojitet më shumë staf për të dielën dhe ditët e tjera.

Ata thonë se janë mbi 100 punëtorë të tjerë që kanë fituar vende të punës, si në markete, qendra tregtare dhe biznese të tjera që goditeshin nga pushimi i obliguar i të dielës.

Sidoqoftë, asamblistët kanë votuar që e diela të bëhet ditë pune dhe ligjshmërinë e vendimit e ka konfirmuar edhe Ministria përkatëse.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.