Lajm i mirë për mjekët që punojnë vetëm në sektorin publik

Zëri qytetar

E turpshme: E-kisoka në Kçiq dëmtohet nga keqbërësit, shkaktohet dëm në vlerë të 3...

Drejtori i Administratës, Gëzim Stavileci ka njoftuar se E-kioska e vendosur në fshatin Kçiq të Mitrovicës është jashtë funksionit. Sipas...

E rrezikshme: Pusetat në Mitrovicë janë të hapura, dikush po i vjedh për t’i...

Banorët e lagjes Bair në Mitrovicë janë ankuar për gjendjen e rrugëve ku pusetat kanë mbetur të hapura. Një lexues...

40 familjet skamnore që u vendosen në Frashër që dy muaj pa rrymë, kërkojnë...

40 familje nga Mitrovica u bënë me shtëpi në fund të muajit gusht të këtij viti. Kjo u arrit falë...

Skandaloze: U renovua para rreth 1 muaji, por çahet sërish rruga në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Për mbi një vit, rruga magjistrale në hyrje të Prishtinës nga Mitrovica kishte devijim, pas një rrëshqitje të madhe...

Ankohet punëtori i Trepçës: Sot më shërbyen narezak që i kishte dalë afati para...

Minatorët e Trepçës shërbehen në një kuzhinë të brendshme, për të cilën në përgjithësi janë të kënaqur me cilësi. Mirëpo...

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se mjekët specialistë që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik, do të stimulohen përmes shtesës në pagë, raporton Ekonomia Online.

Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën pas mbledhjes së Qeverisë.

Sipas tij, me këto shtesa paga e një mjeku specialist do të mund të arrijë deri në 1800 euro.

“Është një Rregullore e cila do të përcaktojë se për mjekë specialistë që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik do të kenë një shtesë ekstra dhe natyrisht është edhe përvoja e punës dhe për një mjek specialist pas miratimit të Ligjit të Pagave, mund të shkojë paga deri në 1700-1800 euro”, tha Vitia.

Ai tutje u shpreh së janë brengosur me ikjen e profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit.

Para mediave, ministria tha se përmes koeficientit të Ligjit të Pagave janë munduar që ta parandalojnë këtë dukuri.

Sipas tij, profesionistët shëndetësorë janë ata të cilët kanë përfituar më së shumti nga vlera e koeficientit, nga të gjitha kategoritë.

Mes tjerash, Vitia deklaroi se janë duke u munduar që të gjejnë edhe mënyra të tjera të cilat do të bindnin stafin shëndetësor që të qëndrojë në institucione publike.

“Me shumë profesionistë shëndetësorë që kam folur, përveç pagave janë edhe arsye të tjera që ata largohen e kryesisht kanë të bëjnë me distribuimin jokorrekt të profesionistëve shëndetësorë dhe stafit infermieror dhe kushte jo të përshtatshme të punës si dhe mungesë e aparaturave”, u shpreh ai.

Të fundit

Europoli dhe sistemi – ETIAS Europoli

Shkruan: Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë Termet kriminalitet, krim, kriminel kanë për të mbetur njësoj për aq sa ka jetë në tokë. Por, metoda...

Lajme të tjera