Lajm i mirë: Në dy ditët e fundit, asnjë i vdekur nga COVID-i në Mitrovicë

Publikuar më:

Dy javët e kaluara për Mitrovicën ishin kritike, pasi numri i viktimave nga COVID-I shënoi rritje të madhe.


Mitrovica u bë një prej qyteteve me numrin më të madh të vdekjeve, duke u regjistruar 26 vdekje që nga nisja e pandemisë, shkruan Jepi zë.

Por në dy ditët e fundit, fatmirësisht, Mitrovica nuk ka viktima nga virusi. “Jepi zë” ka mësuar nga burime brenda Spitalit se gjendja ka nisur të qetësohet.

Ky lajm i mirë vije pas disa ditësh të rënda, ku pati raste që vdiqën tre persona brenda një dite, e disa herë nga dy persona.

Ndryshe, vdekja e fundit në Mitrovicë u regjistrua më 17 gusht, kur inxhinieri i Trepçës, Zijadin Mustafa, humbi jetën në betejën më virusin.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.