Ky person i fejuar me një kukull ‘bëhet’ baba për herë të tretë

Publikuar më:

Një burrë i cili thotë se është i fejuar me një kukull ka njoftuar ‘lindjen’ e fëmijës së tyre të tretë.

Cristian Montenegro, nga Kolumbia, pati thënë se e fejuara e tij Natalia është ‘dashuria e jetës së tij’, transmeton Telegrafi.

Çifti – të cilët tashmë kanë një djalë dhe një vajzë së bashku – zbuluan se ata e kanë quajtur të porsalindurin e tyre Sammy.

Kolumbia ka publikuar fotografi të Natalia-s kinse në spitali pasi ‘lindi’ fëmijën e tyre të tretë.

Derisa ai qëndron pranë saj, një mjek kukull – i veshur me një pallto të bardhë laboratori, rrjetë flokësh dhe maskë për fytyrën – shihet duke u kujdesur për Natalia-n.

JU REKOMANDOJMË