Ky është kosovari që theu rekord, voziti 30 vjet pa leje

Publikuar më:

Ismail Krasniqi nga fshati Grashticë i Prishtinës, vozit veturë nga mosha 13-vjeçare. Gjatë gjithë jetës së tij, ai ka vozitur pa patentë shoferi.

Ai ka treguar për emisionin #Gjesi në T7 se për herë të parë është pajisur me leje të vozitjes këtë muaj.

“Ideja nuk më ka ardh mu, po ideja iu ka ardh fëmijëve, se kam shku me jua regjistrua lejën atynr, dhe ata më kanë nxit që me hi edhe unë për leje”, ka deklaruar ai.

49-vjeçari, përgjatë këtyre dy dekadave të fundit thotë se ka punuar shumëçka, madje edhe taksist. E fati duket të ketë qenë në anën e tij, pasi thotë se policia nuk e ka ndaluar asnjëherë.

“Kurrë asnjëherë nuk më ka dënua, asnjë dënim hiç asnjë s’e kam, as kurrë se kam dhanë…Hiç kurrë nuk më kanë ndalë, hiç nuk hi në tejkalim, kurrë nuk voziti palidhje, e mmbaj drejtimin tem”, ka deklaruar ai.

Përveç që ka vozitur rrugëve të Kosovës, Krasniqi thotë se këtë e ka bërë edhe jashtë vendit, pikërisht pa patentë shofer.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.