Ky është i arrestuari në Mitrovicë i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, do të ekstradohet në Gjermani

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë në Mitrovicë një person të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar. Pas informacioneve që çuan në lokalizimin e vendndodhjes së personit që kërkohej, njësitë policore në koordinim me prokurorin, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për ndalimin e tij.

Personi që përfundoi në ndalim është dërguar tashmë në njërën nga qendrat e paraburgimit, ndërsa kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i riu që u ndalua është Elisa Broboniqi, rreth 33-vjeçar.

Broboniqi është kapur në rrugën “Bushatlinjet” fundjavën që shkoi.

I njëjti pritet të ekstradohet në Gjermani, pasi autoritetet gjermane e kanë shpallur në kërkim për vjedhje dhe vepra të ngjashme.

JU REKOMANDOJMË