Kush është “trimi” i VV-së nga Vushtrria, që tentoi të rrahet me deputetin e PDK-së

Publikuar më:

Tension i madh është krijuar në seancën e Kuvendit të Kosovës, pasi opozita ka marrë vendim për të lëshuar sallën.


Gjatë largimit të deputetëve të PDK-së, në dera e sallës së Kuvendit, kishte një përplasje të madhe mes deputetëve të PDK-së e atyre të VV-së.

Në pamjet e publikuara shihet se në përplasje janë përfshirë deputeti Memli Krasniqi dhe Ardian Kastrati nga PDK-ja e po ashtu edhe ministri Peci.

Pas kësaj përplasja është zhvendosur tek Hajdar Beqa i PDK-së dhe Besim Muzaqi i VV-së, te cilët pak sa nuk janë përleshur fizikisht. Megjithatë, përplasja mes tyre është shoqëruar me fjalë të rënda e kërcënime me jetë.

Për të penguar përplasjen mes tyre ka ndërhyrë edhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

Megjithatë, edhe ajo vështirë se e ndalon Besim Muzaqin, i cili është kryetar i qendrës së VV-së në Vushtrri që të tërhiqet nga eskalimi i situatës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.