Prej 1 Janar 2024 të gjitha marketet QTA do të quhen DURMART.
Rrjeti i marketeve QTA ka filluar të ndryshojë dyqanet një nga një me sinjalistikat nën emrin DURMART, me plane për të realizuar ndryshimin në të gjitha pikat deri në fillim të vitit 2024.
Drejtori ekzekutiv i QTA tha që ndryshimi ka ardhur si pjesë e një plani të kahmotshëm për një mision më të vlefshëm për ne që është sjellja e më shumë vlerave te konsumatorët tanë – pjesë e këtij misioni ishte edhe nevoja për zhvillim të brendit më ndryshe, siç edhe u bë – DURMART. “Kjo fazë transformimi i marketeve tona do të thotë një lidhje më e fortë me konsumatorin, një përkushtim për t’i ofruar më të mirën, ashtu siç e meriton.” “Është një ndryshim që do të pasqyrojë vlerat tona të palëkundura dhe lidhjen e thellë me komunitetin tonë.”

Programe të besnikërisë, oferta, lojëra shpërblyese dhe shumëçka tjetër janë të përfshira në këtë projekt, thotë menaxherja kryesore e marketit QTA apo DURMART tashmë.
“I gjithë ekipi ka punuar vazhdimisht për të qenë një biznes më i mirë dhe për të bërë më shumë për konsumatorët tanë. Jemi në treg për sa vite pranë qytetarëve dhe kemi marrë mesazhe të shumta pozitive për punën tonë, sigurisht që kjo do të vazhdojë, por na bën edhe më ambicioz për të qenë më të mirët, e për ta bërë këtë duhet të bëhemi vendi më i mirë ku njerëzit vijnë, kalojnë kohë e tyre me familje dhe furnizohen me gjërat që i nevojiten.”
Me këtë transformim të marketit QTA në DURMART, konsumatorët priten të marrin më shumë vlerë: një ambient të identifikuar si familje, ku do t’i kenë më të lehta, më të besueshme dhe më përshtatshme blerjet e përditshme.
Njoftimet për oferta, zbritje, lojëra shpërblyese dhe të tjera nga DURMART i gjeni në profilin e Instagram dhe në faqen e Facebook.
Instagram link:https://www.instagram.com/qta_durmart/
Facebook link: https://www.facebook.com/durmart.ks/








