Pas publikimit të lajmeve se ka marrë mjete financiare nga Lëvizja Vetëvendosje për fushatë, Jeton Sopa ka reaguar publikisht nga Liqeni i Ujmanit, duke kritikuar ashpër mediat që e raportuan këtë çështje.
Përmes një postimi të shoqëruar me fotografi nga vendi i ngjarjes, Sopa ka akuzuar mediat për, siç e ka quajtur ai, “fushatë propaganduese” kundër tij dhe portalit KosovaNews.
“Sot isha në Liqenin e Ujmanit dhe nga këtu me këtë foto i përshëndes të gjithë zagarët e Baton Stanishiqit, të cilët me mediat e tyre kanë filluar një fushatë propaganduese kundër meje dhe portalit KosovaNews,” ka shkruar ai.






