Kryetari i Komunës, Faton Peci, ka pritur në një takim zyrtar komandantin e Komandës Rajonale – Lindje të KFOR, kolonelin Sam Sargeant.
Gjatë takimit, sipas Pecit, është diskutuar në një frymë pozitive për çështje të përgjithshme të sigurisë, bashkëpunimin ndërinstitucional, si dhe për projektet që pritet të realizohen në funksion të zhvillimit të qytetit.
Ai ka shprehur mirënjohje për rolin e vazhdueshëm të KFOR-it në vend.
“Falënderova përfaqësuesit e KFOR-it për kontributin e vazhdueshëm për stabilitetin në vend, me mision të dëshmuar në ruajtjen e paqes dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, ka deklaruar Peci.







