Kryeministri që shkon në punë me biçikletë, i fiton bindshëm zgjedhjet në Holandë

Publikuar më:

Partia e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, fitoi më së shumti deputetë në zgjedhjet parlamentare, tregojnë parashikimet e fundit. Fitorja i jep Rutte mandatin për të formuar qeverinë e re të koalicionit, të udhëhequr nga partia e tij liberale e qendrës së djathtë VVD. Rutte pritet të marrë mandatin e katërt si kryeministër.


Qeveria e tij e fundit dha dorëheqje në janar, për shkak të një skandali të mashtrimit me fondet e mirëqenies së fëmijëve. Pjesëmarrja në zgjedhjet e 17 marsit ishte e lartë: 82.6 për qind. Zgjedhjet janë parë edhe si referendum mbi masat e Qeverisë holandeze ndaj pandemisë COVID-19.

Më shumë se 16,000 njerëz kanë vdekur nga sëmundja në Holandë, ndërsa protestat kundër masave të bllokimit janë kthyer shpesh në dhunë. Për të frenuar normën e lartë të infeksionit, Holanda ka në fuqi orën policore gjatë natës dhe ndalimin e tubimeve publike gjatë ditës.

Si rezultat, fushata zgjedhore është zhvilluar kryesisht përmes debateve televizive. “Votuesit e Holandës i kanë dhënë partisë sime një votë të madhe besimi”, u tha Rutte gazetarëve. Ai pranoi se “jo gjithçka ka shkuar mirë në dhjetë vjetët e fundit”, por tha se çështja kryesore në tryezë tani është rindërtimi i vendit pas pandemisë COVID-19.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.