Kryeministri Kurti udhëton për në Francë, takim me presidentin Macron

Publikuar më:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Francë.

Kurti pritet të zhvillojë një takim dhe një drekë pune me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku do të diskutojnë çështje të rëndësishme bilaterale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Vizita shënon një hap të rëndësishëm në fuqizimin e marrëdhënieve Kosovë–Francë dhe dialogun mbi çështjet strategjike rajonale.

JU REKOMANDOJMË