Ish deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar përmes një postimi ku ka ironizuar zhvillimet politike dhe përfshirjen e çështjeve në Gjykatën Kushtetuese.
Ajo shkroi se “sot karate, pastaj në Kushtetuese… rendi juridik me rripa ngjyrash”, duke e krahasuar situatën politike me një arenë sportive. Krasniqi shtoi se “brezi i zi në ‘karate kushtetuese’ shkon edhe njëherë për Lëvizjen Vetëvendosje”.
Duke iu drejtuar kryeministrit Albin Kurti, ajo theksoi se “Republika nuk është arenë për luftë” dhe se “Kushtetuta nuk është thes boksi”.
Në fund, deputetja përmbylli reagimin e saj me një ton ironik, duke shtuar: “Megjithatë, bravo karatista!”.





