Kosovari e serbi kontrabandë bashkë në veri, që të dy i arreston policia

Publikuar më:

Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka njoftuar se në Leposaviq janë arrestuar një shqiptar i Kosovës dhe një shtetas serb.

Ata dyshohen se po kontrabandonin mallra me kombin e tyre.

Të dyshuarit s’donin të ndaleshin, por janë ndaluar nga ana e policisë, dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

„Leposaviq / 25.02.2024-12:00 Janë arrestuar dy të dyshuar nje mashkull kosovar dhe nje mashkull me shtetesi serbe, pasi të njëjtit me automjetin e tyre (kombi), kanë tentuar që të kontrabandonin disa mallra. Të dyshuarit edhe pse nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policor për tu ndaluar, policia ka arritur që të ndaloj automjetin e dyshuar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË